Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza, ka bërë të ditur se është pezulluar puna në kompleksin spitalor Al-Shifa në Gaza.
Një zëdhënës i ministrisë së Shëndetësisë këtë e ka konfirmuar për reuters dhe se për pasojë kemi një viktimë.
Ata thonë se Al-Shifa – objekti më i madh mjekësor në Gaza – mbeti pa karburant, raporton bbc.
“Si rezultat, një foshnjë e porsalindur vdiq brenda inkubatorit, ku gjenden 45 foshnja”, deklaroi Ashraf Al-Qidra.
UPDATE: Over the last few hours, the attacks against Al-Shifa Hospital have dramatically intensified. MSF staff at the hospital reported a catastrophic situation inside just a few hours ago: https://t.co/rjR472FiA5.
— Doctors w/o Borders (@MSF_USA) November 11, 2023
Kujtojmë se autoritetet izraelite kanë ndërprerë furnizimin me karburant të Rripit të Gazës, e cila gjë u kritikua nga bota perëndimore.
Ndryshe, organizata “Mjekët pa Kufij” thonë se kanë humbur kontaktet me stafin e tyre të kujdesit shëndetësor të spitalit Al-Shifa, mes raporteve për “bombardime të rënda” në afërsi të kompleksit.
“Gjatë orëve të fundit, sulmet kundër spitalit Al-Shifa janë intensifikuar në mënyrë dramatike. Stafi i [Mjekët pa Kufij] në spital raportoi për një situatë katastrofike”, njoftoi grupi humanitar përmes platformës X. /Telegrafi/
Medical staffs at al-Quds Hospital in Gaza perform surgery amidst a power blackout. pic.twitter.com/gfImRPodmm
— TIMES OF GAZA (@Timesofgaza) November 11, 2023