Telegrafi

Mbeti në bankën rezervë – Aaron Ramsdale mund të largohet në janar, dy klube të mëdha interesohen për portierin anglez

Bayern Munich dhe Chelsea po monitorojnë nga afër situatën e Aaron Ramsdale në Arsenal.  

Ramsdale konsiderohet si një nga portierët më të mirë në Evropë që nga ardhja e tij nga Sheffield United në 2021.

Megjithatë, vendimi i Mikel Artetës për të nënshkruar me David Raya dhe për ta futur spanjollin nga minuta e parë kundër Evertonit ka vënë në dyshim planet e tij të menjëhershme dhe afatgjata, shkruan Daily Mail.

Ramsdale nënshkroi një kontratë të re katërvjeçare me Arsenalin në maj dhe portieri mbetet i përkushtuar ndaj Arsenalit, të përballet me PSV Eindhoven në rikthimin e tyre në Ligën e Kampionëve të mërkurën.

Portieri do të shpresojë të kthehet në formacionin fillestar për përballjen në Emirates ose derbin e shumëpritur të së dielës në Londrën e Veriut kundër Tottenhamit.

Lexo po ashtu Mikel Arteta pranon se është penduar që nuk e ka futur David Rayan në portë më herët

Nëse Raya përfundimisht bëhet zgjedhja e parë e Mikel Artetas, Ramsdale mund të konsiderojë një largim nga klubi për të rritur shanset e tij që të jetë portier startues i Anglisë në Euro 2024.

Dy klubet që kanë probleme me portier,  Bayern Munich dhe Chelsea, vetëm se kanë shprehur interesim për Ramsdalen.

Mbetet të shihet se çfarë do të sjell janari për portierin. /Telegrafi/