Telegrafi

Mbeti i harruar nga të gjithë, De Gea i gatshëm të transferohet tek klubi i njohur italian

Ish-portieri i Manchester United, David De Gea, është i hapur ndaj idesë që t’i bashkohet klubit italian Genoa si transferim i lirë, ka raportuar gazetari italian Gianluca Di Marzio.

33-vjeçari ka mbetur një lojtar i lirë që prej se u largua nga ‘Djajtë e Kuq’ në korrik të vitit të kaluar, duke kaluar një sezon të tërë të futbollit jashtë fushave.

Genoa është në ‘gjueti’ për një portier të ri pasi e shiti Josep Martinezin tek Genoa dhe po mbajnë opsionet e tyre të hapura.

Trajneri Alberto Gilardino dëshiron të jetë i kujdesshëm në përzgjedhjen e përforcimeve të duhura për sezonin e tij të dytë në Serie A.

Di Marzio detajon se si De Gea është i hapur ndaj idesë për t’u transferuar tek Genoa, pasi beson në projektin e tyre, por tani mbetet të shihet nëse klubi do të marr ndonjë hap para për ta transferuar atë.

De Gea kaloi 12 vite me fanellën e Unitedit që nga viti 2011 deri në 2023, duke bërë 545 paraqitje në të gjitha garat si dhe duke mbajtur 190 porta të pastra./Telegrafi/