Kai Havertz thuhet se ka arritur marrëveshje personale me Chelsean për të kaluar nga Bayer Leverkuseni për 90 milionë euro.
Lojtari 21-vjeçar po kalon nëpër një formë të lartë, derisa mbylli edicionin e Bundesligës me 12 gola dhe gjashtë asistime të bëra.
David Ornstein nga The Athletic raporton se Frank Lampard ka bindur Havertzin që të transferohet në Stamford Bridge në këtë verë.
🚨 Chelsea closing in on Kai Havertz:
🔵 #CFC only club ready to pay acceptable fee (~€80m after addons)
🔵 Personal terms all-but done
🔵 21yo keen after Lampard talks
🔵 Short wait in case options emerge
🔵 Books to be balanced via sales
@TheAthleticUKhttps://t.co/NwAzVS3NYM— David Ornstein (@David_Ornstein) July 20, 2020
Lojtari është pajtuar me pagën e ofruar, gjersa do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare.
Chelsea tashmë ka kompletuar transferimin e Hakim Ziech dhe Timo Werner, ndërsa gjermani pritet të jetë prurja e tretë e tyre për edicionin e ri. /Telegrafi/