Site icon Telegrafi

Mbetet në fuqi sekuestrimi i pasurive të Jamarbër Malltezit

Vendimi për sekuestrimin e pasurive të Jamarbër Malltezit ka ngelur në fuqi.

GJKKO ka vendosur sekuestro preventive të pasurive të paluajtshme, llogarive bankare dhe aksioneve që dispononte dhëndri i Berishës. Atij i janë sekuestruar 25 pasuri, ndër to apartamente, një vilë, 6 llogari bankare dhe aksione në kompani.

Lexo po ashtu Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesat e Prokurorisë për përjashtimin e gjyqtares në çështjet e Berishës dhe Malltezit

Kujtojmë se Malltezi u arrestua në Rinas me urdhër të SPAK, pas kallëzimit të bërë në vitin 2020 nga ministri i Brendshëm Taulant Balla lidhur me privatizimin e ish klubit sportiv “Partizani”. Gjyqtarja Ilirjana Olldashi lehtësoi masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie për të dhe SPAK ka kërkuar që po e njëjta gjyqtare të mos merret me shqyrtimin e ankimimit të Jamarbër Malltezit për sekuestrimin që i është bërë pasurive të tij.

Edhe për Berishën u kërkua që të përjashtohet Olldashi nga ankimimi i ish-kryeministrit për shuarjen e masave të sigurisë. Në të dyja rastet GJKKO ka rrëzuar kërkesën e SPAK. /Telegrafi/

Exit mobile version