Site icon Telegrafi

Mbetet në fuqi masa e paraburgimit kundër personit që rrahu gruan në prani të vajzës 

Foto: Ilustrim

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar ankesën e avokatit mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, për të dyshuarin B.B.

Në këtë mënyrë gjykata e shkallës së dytë, e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 28.07.2018.

Lexo po ashtu Një muaj paraburgim për burrin që rrahu gruan në prani të fëmijës

I pandehuri B.B., po dyshohet nga ana e prokurorisë se ka kryer veprat penale “Lëndim i lehtë trupor”, dhe “Kanosje” pasi që më datë 28.06.2018, në Prishtinë, e kishte kanosur të dëmtuarën SH.A. dhe kishte ushtruar dhunë fizike ndaj të saj, në prezencën e vajzës së tyre 8 vjeçare.

Gjykata e Apelit, gjen se gjykata e shkallës së parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, konform dispozitave të nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version