Site icon Telegrafi

Mbetet e paqartë se kush kërkon federalizimin apo kantonizimin e Maqedonisë (Video)

Pas dy javësh fushate zgjedhore në Maqedoni, vazhdon të mbetet e paqartë se kush kërkon dhe e promovon modelin federal apo kantonal të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Asnjëra nga partitë nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, nuk e saktësojnë nëse e kanë në agjendën e partive të tyre, një model të këtillë të përcaktimit të shtetit, apo jo.

Nikolla Poposki nga OBRM-PDUKM-ja në intervistën për Radio Evropa e Lirë, nuk është aspak i qartë se kush jep përcaktime të elementëve kantonal të vendit, ndërkaq Zoran Zaevi nga LSDM-ja thotë se federalizimi është në kokën e Nikolla Gruevskit.

Ali Ahmeti nuk frikësohet nga LSDM-ja, ndërsa Menduh Thaçi vazhdon të flet për një marrëveshje politike ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve./Telegrafi/

Exit mobile version