Site icon Telegrafi

Mbeten në burg katër gazetarët që dyshohet se shisnin ekstazi në lokalet e natës në Tiranë

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për; Ergis Noka, Drin Vjerdha, Kristofor Pandelejmoni dhe Mario Çerra.

Ata u arrestuan disa ditë më parë për shpërndarje të lëndës narkotike sintetike, kryesisht ekstazi dhe MDMA të cilën e shisnin në zonën e ish-Bllokut në lokalet e natës.

Katër të dyshuarit punon si gazetarë për një portal online lajmesh. Gjatë kontrollit në zyrat e portalit janë gjetur dhe pajisje që përdoren për trajtim dhe prodhim droge.

Lëndën narkotike të ekstazisë dyshohet se ata e siguronin përmes Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi/

Exit mobile version