Telegrafi

Mbështetje për Gruevskin jashtë gjykatës (Foto)

Para gjykatës Themelore në Shkup janë mbledhur njerëz për shkak të shqiptimit të vendimit për lëndën “Tanku”

Sot duhet të të thuhet vendimi i gjykatës për këtë lëndë ku i akuzuar është ish-kryeministri dhe lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, por edhe ish-ministri i MPB-së, Gjoko Popovski të cilit mbrëmë për lëndën “Treqind” iu shqiptua dënimi për nëntë vjet.

Procedura për ish-ministren Gordana Jankullovska në lëndën “Tanku” është shtyrë për shkak të shtatzënisë së saj. /Telegrafi/