Site icon Telegrafi

Mbështetje nga Mbretëria e Bashkuar për transparencë të Qeverisë së Maqedonisë

Ministri pa portofol i angazhuar për Komunikime, Transparencë dhe Raport, Robert Popovski sot ka realizuar takim me zv.ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoni, Pol Edwards, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim është biseduar për angazhimet e Qeverisë së re të RM-së drejt transparencës së tërësishme të të gjitha institucioneve ndaj qytetarëve të vendit.

”Zv.ambasadori Eduards ka shprehur mbështetje dhe paralajmëroi ndihmë konkrete në drejtim të përforcimit të komunikimit të institucioneve qeveritare ndaj qytetarëve. Në propozimin e Ligjit për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuale, i cili për momentin është në fazën e debatit publik dhe priten vërejtje dhe plotësime nga ana e organizatave qytetare të cilat janë kyçur në mënyrë transparente në proces, pas çka propozim vendimi ligjor do të vendoset në rend dite të seancës së Qeverisë”, theksohet në kumtesë.

Ambasada Britanike në Maqedoni i përshëndeti masat e ndërmarra për mbajtjen e takimeve javore me median, të cilat sektori për komunikime do t’i mbajë pas çdo seance të rregullt qeveritare, si dhe paralajmërimet se të gjitha ministritë së shpejti do ta fillojnë këtë praktikë, njofton AIM. /Telegrafi/

Exit mobile version