Site icon Telegrafi

Mbështeti ish-udhëheqësen e Mianmarit, ambasadori kaloi natën para derës së ambasadës në Londër

Ambasadori i Myanmarit në Londër ka kaluar natën në veturën e tij pasi tha se i ishte mbyllur dera e ambasadës së shtetit të tij.

Kyaw Zwar Minn tha se stafit iu kërkua të largohej nga ndërtesa nga atasheu ushtarak i Mianmarit të mërkurën në mbrëmje gjersa iu komunikua se nuk ishte më përfaqësuesi i vendit.

Ushtria e Mianmarit mori pushtetin në një grusht shteti më 1 shkurt, duke shkaktuar javë të tëra protestash dhe përshkallëzuar dhunën, transmeton Telegrafi.

Kyaw Zwar Minn ka bërë thirrje që udhëheqësi i rrëzuar Aung San Suu Kyi të lirohet, raporton bbc.

Më shumë se 500 njerëz – përfshirë dhjetëra fëmijë – janë vrarë deri më tani ndërsa protestuesit pro-demokracisë kërkojnë një kthim në pushtet të udhëheqësit të zgjedhur, Suu Kyi.

Kyaw Zwar Minn përshkroi ngjarjet e së mërkurës si “një lloj grushti shteti, në mes të Londrës. Unë kam qenë i mbyllur … Ky lloj grushti shteti nuk do të ndodhë”, shtoi ai.

Ambasadori u fotografua duke qëndruar në rrugë jashtë ambasadës në Mayfair të Londrës duke folur me oficerët e forcës së Policisë Metropolitane. /Telegrafi/

Exit mobile version