Sot kishte forca të mëdha sigurie anembanë Uashingtonit nga frika e trazirave dhe protestave të mundshme nga mbështetësit e ish-presidentit, Donald Trump gjatë inaugurimit të Joe Bidenit si president i 46-të i SHBA-së.
Shumica e protestave të paralajmëruara u anuluan dhe vetëm një burrë u shfaq në Albany, New York.
Ai ishte i veshur me një bluzë dhe një foto të Trumpit gjersa u prezantua para gazetarëve si Mark Leggiero, raporton metro.co.uk.
“Kam ardhur duke shpresuar të bashkohem me një bandë protestuesish paqësorë që luftojnë për qëllimin tonë, i cili tani është pothuajse i humbur, më vjen keq që duhet ta them atë”, tha ai duke shtuar se “Trump është presidenti im dhe do të jetë gjithmonë presidenti im”.
Ndryshe, Trumpi sot ka udhëtuar drejt vendpushimeve të tija në shtetin e Floridas. /Telegrafi/