Beniada Nishani (Jakic) fillimisht tërhoqi vëmendjen te opinioni shqiptar për shkak të mbiemrit të saj – ajo është mbesa e presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.
Mirëpo, bukuroshja vazhdon të përcillet nga mediat rozë për shkak të fotografive që i publikon në rrjetet sociale.
Këto ditë, ajo ka ardhur me imazhe tejet provokuese që vënë në plan të parë fizikun, e saj derisa është shfaqur krejtësisht e zhveshur në pjesën e sipërme.
Beniada ka lindur në Durrës (1991), ndërsa në Itali njihet jo vetëm si fotomodele, por edhe si personazh televiziv. 25-vjeçarja po korr sukses në fushën e modës më Itali, ku krahas karrierës si modele, bën edhe punën e prezantueses atje. Për më shumë, është një vajzë shqiptare që komenton edhe futbollin në Itali.
Ajo ka treguar se shumëkush është kurioz për origjinën e saj duke u nisur nga mbiemri Nishani. Beniada është mbesa e presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili është kushëriri i babait të bukuroshes.
Mirëpo, në Itali ka vendosur të prezantohet me emrin artistik, Beniada Jakic (që është mbiemri i nënës së saj). /Telegrafi/