Telegrafi

Mbesa e Kamala Harris, Meena, modelon për Prada

Mbesa e Zëvendës-Presidentes Kamala Harris, Meena Harris, dha një pozë për Prada nga shtëpia përpara shfaqjes së markës Vjeshtë 2021 gjatë Javës së Modës në Milano.

Në një video në Instagram, avokatja 36-vjeçare e ktheu dhomën e saj të ndenjës në një pistë, duke pozuar në mënyrë lozonjare në një kombinim krejt të zi nga marka dhe duke përfshirë çantën prej lëkure Cleo të Prada, e cila kushton 2,600 dollarë.

Fansat nuk mund të ngopeshin me prezantimin e modës në krah të shtratit, me një koment, “Kurrë nuk kam parë një shfaqje kaq të bukur të modës”, dhe një tjetër duke shtuar: “Ishte ‘twerk-u’ i shpejtë për mua”.


Si themeluese e Phenomenal – një markë bamirësie nga yjet përfshirë Lizzo dhe Jessica Alba – Harris nuk është e huaj në botën e modës. E njohur për bluzat grafike dhe xhupat e qëndisura, Phenomenal mbështeti lëvizjen “Black Lives Matter”; së fundmi, marka e Harris bashkëpuoi me Netflix në një linjë të re të frymëzuar nga seriali “Bridgerton”.

Foto: Instagram

Pas zgjedhjeve, Meenas thuhet se iu tha të mos përdorte emrin e tezes ose shëmbëlltyrën e saj për të ndërtuar markën e saj. /Telegrafi/