Dasara Malltezi, apo siç e quajnë mediat shqiptare – ‘supermbesa’, nuk ka mundur të mos reagojë pas vrasjes së dy turistëve çekë në Shqipëri.
Mirëpo, për dallim nga të tjerët, atë e shqetëson fakti se pse shqiptarët nuk sensibilizohen në të njëjtën masë kur vritet ndonjë shqiptar apo kur iu mohohet e drejta e tyre brenda shtetit.
Sipas saj, krimi duhet të luftohet brenda për brenda në mënyrë që në të ardhmen të mos ndodhin gjëra të tilla makabre.
“Në tërë Facebookun shoh postime për aksidentin fatal të dy turistëve çekë. Dakord, gjynah më vjen. Gjithsesi, diçka që më bën edhe më shume çudi është se si nuk bëhet kaq shumë zhurmë kur ndodh diçka e tillë ndaj shtetasve shqiptarë. Pse nuk bëhet kaq shumë zhurmë kur kërcënohen me jetë publikisht shtetasit shqiptarë? Pse nuk merren masa kur personave publikë (rasti i deputetit Tom Doshi) u bëhen kërcënime? Normalisht, kur dikush në pozicionin e tij, shpreh shqetësimin dhe i mbyllet goja, shtetasit e thjeshtë as nuk marrin mundimin për të thënë se çfarë u ndodh atyre.
“Nëse pretendojnë për shtet të së drejtës, lufta ndaj krimit fillohet ‘brenda shtëpisë’, e më pas shtrihet në çdo qelizë të vendit për të parandaluar makabritete të tilla si rasti i turisteve çekë. Para se te vajtoni me lot krokodili turistët çekë, gjykoni neglizhencën kur ju nuk denonconi dhe pozicionin tuaj kur shteti jua mbyll gojën. Në fund të fundit, të tilla raste mund të parandalohen nëse qytetarët bëjnë detyrën e tyre, dhe i imponohen shtetit për të qeverisur në mënyrë të denjë pavarësisht nga preferencat politike”, shkruan në profilin e saj. /Telegrafi/