Telegrafi

Mbërrin oferta zyrtare për Kieran Gibbs

Kieran Gibbs është duke shqyrtuar ofertat pasi është vendosur se do të largohet nga Arsenali.

Mbrojtësi i majtë e ka humbur pozitën e titullarit dhe me ardhjen e Kolasinac ai ka mbetur zgjedhja e tretë për krahun e majtë të mbrojtjes.

Arsenal tani ka pranuar një ofertë zyrtare prej 10 milionë funteve për reprezentuesin anglez.

Është skuadra angleze West Bromwich Albion që po kërkon me ngulm shërbimet e Gibbsit.

27-vjeçari gjithashtu është duke u kërkuar edhe nga Newcastle dhe West Ham United.

Gjatë fillimit të javës pritet që Gibbs të zyrtarizohet si lojtar i ri i WBA-së. /Telegrafi/