Telegrafi

Mbërrin në Tiranë grimeri shqiptar me famë botërore, Mario Dedivanovic (Video)

Ashtu siç ishte paralajmëruar, në Tiranë ka ardhur sot grimeri i njohur shqiptar me famë botërore, Mario Dedivanovic.

Ai është shumë i njohur në botën e Hollywoodit, njëherësh është edhe grimeri më besnik i të famshmes Kim Kardashian.

Lajmin për ardhjen e tij e ka bërë të ditur vet Mario përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram.

Lexo po ashtu Kim Kardashian dhe Kanye West zbulojnë emrin e pazakontë që i kanë vënë vajzës së tyre të porsalindur (Foto)

Në video ai shfaq disa përgatitje për një shfaqje të cilat po bëhen në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë.

Pa dashur të zbulojë më shumë, ai ka shkruar në mbishkrimin e videos: “një surprizë e mundshme për popullin tim”.

Se cili është qëllimi i ardhjes së tij në Shqipëri, kjo mbetet për t’u parë. Sido që të jetë, grimeri shqiptar duket se është i lumtur me vizitën e tij këtu. /Telegrafi/

Mario Dedivanovic (Getty Images)