Ashtu siç ishte paralajmëruar, në Tiranë ka ardhur sot grimeri i njohur shqiptar me famë botërore, Mario Dedivanovic.
Ai është shumë i njohur në botën e Hollywoodit, njëherësh është edhe grimeri më besnik i të famshmes Kim Kardashian.
Lajmin për ardhjen e tij e ka bërë të ditur vet Mario përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram.
Në video ai shfaq disa përgatitje për një shfaqje të cilat po bëhen në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë.
Pa dashur të zbulojë më shumë, ai ka shkruar në mbishkrimin e videos: “një surprizë e mundshme për popullin tim”.
Se cili është qëllimi i ardhjes së tij në Shqipëri, kjo mbetet për t’u parë. Sido që të jetë, grimeri shqiptar duket se është i lumtur me vizitën e tij këtu. /Telegrafi/