Afera e përgjimeve të Maqedonisë la shumë ”pasoja” për pushtetin. Në ‘bombat’ e opozitës maqedonase u dëgjua se ish-kryeministri i Maqedonisë dhe kryetari aktual i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski ka porositur një mercedes shumë të shtrenjtë, që kushtoi, hiç më pak se 600 mijë euro, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Kjo veturë super e shtrenjtë tani është bërë hit tek qytetarët dhe për këtë disa aktivist të shoqërisë civile e kanë përdorur si arsye për ta diskredituar Gruevskin.
”Mercedesi” i tij ka bërë xhiro në disa qytete nëpër Maqedoni dhe dje ka qenë edhe në qytetin e vogël të Kriva Pallankës./Telegrafi/