Pas disa paralajmërimeve dhe dështimeve, më në fund sot pritet të arrijnë ndihmat nga Federata e Rusisë, për vendet e përmbytura, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Lajmi bëhet i ditur nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim. Donacioni rus përmban pesë gjeneratorë të lëvizshëm – 10KëT, një gjenerator i lëvizshëm – 120KëT, pompa të lëvizshme uji dhe balte, batanie, ushqime të konzervuara peshku dhe ushqime të konzervuara gjedhesh.
Ky aeroplan me ndihma duhej të arrij në Maqedoni më 26 gusht, por u anulua./Telegrafi/