Site icon Telegrafi

Me Mbappen në skuadër – formacioni i Real Madridit do të mund të ngjallte ‘frikë’ te skuadrat evropiane

Real Madridi është duke insistuar që të transferojë Kylian Mbappen në këtë verë.

Los Blancos tashmë kanë bërë ofertë rreth 160 milionë euro për sulmuesin, mirëpo Paris Saint-Germain e ka refuzuar.

Por, dëshira e fituesit të Kupës së Botës me Francën është që të kalojë te Real Madridi, mirëpo ende nuk ka marrëveshje mes të dyja klubeve.

Lexo po ashtu “Nëse pajtoheni me çmimin specifik, na kontaktoni ose përfundoni sezonin me një golfist” – anëtari i familjes mbretërore nga Katari thumbon Real Madridin

PSG nuk dëshiron ta shesë lojtarin, derisa kontrata e tij skadon në verën e vitit të ardhshëm dhe mund të largohet si lojtar i lirë.

Kështu, Real Madridi tashmë është në dijeni për dëshirën e Mbappes që të kalojë në radhët e tyre, andaj mund të pres deri në janar të vitit të ardhshëm për të arritur marrëveshje zyrtare.

Me transferimin e tij te skuadra spanjolle, atëherë edhe do të ndryshohej formacioni paksa i mbretërve, e natyrisht se do të kishin më shumë cilësi. /Telegrafi/

Exit mobile version