Kylian Mbappe, sipas mediave franceze, ka vendosur se ku do të luajë sezonin e ardhshëm.
Telefoot ka dhënë lajmin se talenti francez ka zgjedhur PSG dhe arsyeja është Neymar.
Nuk saktësohet shifra që do të paguajë klubi parisien për 18-vjeçarin, por thuhet vetëm se do të jetë shumë e lartë.
Pasi shënoi 26 gola sezonin e kaluar, Mbappe ka refuzuar kështu Real Madrid, Manchester City dhe Barcelona për të qëndruar në Francë e për të luajtur me idhullin e tij brazilian, shkruan Top Channel.
Telefoot konfirmon se Mbappe e adhuron ish-lojtarin e Barcelonës prej vitesh dhe tashmë pritet vetëm nisja e negociatave mes Monaco e PSG.