Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe ka mbështetur shokun e skuadrës, Lionel Messin, për të fituar Topin e Artë të vitit 2021.
Dy sulmuesit e talentuar dëshmuan vlerën e tyre për gjigantët parisienë pasi ata shënuan të dy për të regjistruar një fitore të nevojshme 3-2 kundër RB Leipzig në fazat e grupeve të Ligës së Kampionëve në fillim të kësaj jave.
Mbappe shënoi golin e parë për PSG-në, ndërsa Messi luajti një rol kryesor me dy golat e tjerë që dolën të jenë të fitores në pjesën e dytë.
Yjet e PSG-së tashmë kanë filluar ta gjejnë bashkëpunimin dhe të tregojnë rezultate me bashkëveprimin e tyre, teksa edhe shoqëria është pozitive.
Francezi ka thurë elozhe për argjentinasin, i cili sipas tij e meriton të fitojë Topin e Artë të shtatë në karrierë.
“Është një privilegj të luash me të dhe do të ishte plotësisht e merituar nëse ai do të fitonte Topin e Artë”, ka thënë Mbappe.
Ndryshe, sikurse Messi, ashtu edhe Mbappe gjenden në listën e ngushtë të France Football për Topin e Artë të vitit 2021. /Telegrafi/