Site icon Telegrafi

Mbappe vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Real Madridit

Real Madridi do të tentojë ta transferojë me çdo kusht sulmuesin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.

Reprezentuesi francez ka refuzuar dy herë përpjekjet e PSG-së për të lidhë atë me një marrëveshje të re.

Kështu, bisedimet kanë ndalur tashmë në mes të dy palëve dhe kjo ka inkurajuar klubet e interesuara.

Lexo po ashtu Mbappe-Haaland, ëndrra e madhe e Real Madridit për sulmin

Njëra nga klubet që e do më shumë yllin francez është gjiganti spanjoll, Real Madridi.

Sipas gazetës AS, Mbappe vazhdon të mbetet prioriteti kryesor i Realit në afatin e transferimeve të verës.

Lexo po ashtu Dhjetëshja e lojtarëve më të vlefshëm aktualisht në botë - Messi larg vendit të parë, Ronaldo jashtë ‘top 10’

Por, Mbretërit nuk do ta kenë të lehtë transferimin e lojtarit, pasi PSG e vlerëson mbi 200 milionë euro.

Mbappe gjithashtu kërkon një rritje të madhe të pagës, e cila kalon tashmë 15 milionë euro në sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version