Site icon Telegrafi

Mbappe trondit PSG-në, nuk rinovon kontratën, por as nuk largohet këtë verë

Kylian Mbappe ka tronditur klubin e tij aktual, Paris Saint Germain me vendimin e fundit që ka marrë.

Sulmuesi francez është bashkuar me parisienët në vitin 2017 dhe tanimë është futur në vitin e fundit të kontratës.

Presigjiozja franceze L’Equipe ka raportuar se lojtari i ka kthyer përgjigje negative PSG-së sa i përket rinovimit të kontratës.

PSG i ka ofruar kontratë të re pesë vjeçare, kontratë e cila do ta bënte atë njërin nga më të paguarit në botë, por Mbappe nuk e ka pranuar propozimin e tyre.

Francezi ka vendosur që të largohet nga klubi, por këtë gjë do ta bëj vetëm në verën e vitit të ardhshëm, kur do të dalë si futbollist i lirë.

Besohet se Mbappe ka një marrëveshje me Real Madridin për t’iu bashkuar atyre si futbollist i lirë, ku klubi madrilen pritet ta bëjë atë më të paguarin në botë.

Gjithsesi kjo është një goditje e madhe për Parisin, pasi kjo skuadër vite më parë shpenzoi 180 milionë euro për transferimin e francezit nga Monaco.

Manchester City e Liverpool gjithashtu janë në garë për yllin francez, por duket se dëshira e vetme e Mbappes është të transferohet te Real Madridi. /Telegrafi/

Exit mobile version