Site icon Telegrafi

Mbappe thuhet se tashmë ka përzgjedhur numrin në fanellë te Real Madridi

Kylian Mbappe është një këmbë në Madrid dhe një në Francë, pasi tashmë i ka konfirmuar Paris Saint-Germainit se do të largohet në verë.

Sulmuesi francez largohet nga gjiganti i Ligue 1 si lojtar i lirë, pasi kontrata i skadon më 30 qershor.

Shumë media ndërkombëtare e bëjnë të kryer kalimin e tij te Real Madridi, ndonëse ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar.

Lexo po ashtu Dyshime se fanella me numrin 9 e Mbappes është shtypur në dyqanin e Real Madridit

Duke qenë në një situatë të tillë, Relevo raporton se Mbappes i është ofruar numri 9-të dhe ai 10-të.

Numri i sulmuesit tipik është i lirë, mirëpo francezi e ka refuzuar këtë mundësi, pasi dëshiron atë të Luka Modric (10).

Mesfushori kroat do të largohet me të përfunduar ky sezon, ndërsa Mbappe dëshiron ta ketë numrin 10 në fanellë. /Telegrafi/

Exit mobile version