Telegrafi

Mbappe thotë se i tejkaluan inatet me Griezmann për shiritin e kapitenit

Kylian Mbappe është zgjedhur kapiteni i ri i kombëtares franceze, por ky vendim i Didier Deschamps  ka krijuar disa pakënaqësi te lojtarët e tjerë.

Sidomos tek Antoine Griezmann, i cili shpresonte dhe besonte se do të ishte ai pasardhësi i Hugo Lloris si kapiten, pasi është një ndër lojtarët me më shumë përvojë.

Sulmuesi i Atletico Madrid pati edhe një debat me kapitenin e ri, teksa shtypi francez shkruan se ai ka menduar edhe largimin nga Franca.

Gjithsesi, situata është qetësuar dhe për këtë ka folur Mbappe.

“Bisedova me Antoinen (Griezmann). Ai ishte i zhgënjyer që nuk u zgjodh kapiteni i Kombëtares dhe kjo është e kuptueshme”.

Lexo po ashtu Mbappe është kapiten i ri i Francës, Griezmann mendon të tërhiqet nga përfaqësuesja

“Ia thashë se edhe unë do të kisha pasur të njëjtin reagim. Antoine është ndoshta lojtari më i rëndësishëm në epokën e Deschamps, ka një eksperiencë të madhe”.

 

“A do marr këshilla prej tij? Sigurisht. Nëse ai do të ketë diçka për të thënë, unë do të ulem ta dëgjoj”, ka thënë Mbappe. /Telegrafi/