Telegrafi

Mbappe tha se Kampionatet Evropiane janë më të vështira se Kupa e Botës – përgjigjet Messi

Vetëm një ditë më parë, Kylian Mbappe bëri një deklaratë befasuese, duke pretenduar se Eurot janë më të vështira për t’u fituar se Kupa e Botës.

Në një intervistë ekskluzive për ESPN Argentina, argjentinasi iu përgjigj komentit të francezit.

“Mbappe e tha këtë? Po ai tha gjithashtu se ekipet e Amerikës së Jugut nuk e kishin konkurrencën e evropianëve. Të gjithë e vlerësojnë atë që luajnë”, deklaroi Messi.

“Eurokupa është shumë e rëndësishme, por ajo lë jashtë Argjentinës, tri herë kampione bote; Brazilin, pesë herë kampion bote, Uruguain, dy herë kampion bote”.

“Ka shumë kampionë të botës që kanë mbetur jashtë për të thënë se Eurokupa është më e vështira, apo jo?”.

“Në Kupën e Botës, skuadrat më të mira janë atje, të gjithë kampionët e botës janë përgjithësisht atje. Kjo është arsyeja pse të gjithë duan të jenë kampionë bote”, shtoi argjentinasi. /Telegrafi/