Site icon Telegrafi

Mbappe të premten udhëton drejt Madridit për t’u bërë superylli i ri i Realit

(Foto: Instagram/k.mbappe)

Mediat spanjolle i kanë intensifikuar spekulimet lidhur me arritjen e marrëveshjes ndërmjet Real Madridit dhe Paris Saint-Germainit për transferimin e Kylian Mbappes.

Pas Marca edhe media të tjera të afërta me klubin mbretëror raportojnë se anësori francez do të vishet me ‘të bardha’ nga ky sezon.

Në bazë të njoftimeve, oferta e pranuar nga klubi i Ligue 1 prek vlerën prej 170 milionë eurove plus 10 milionë euro të tjera në formë bonusesh.

https://twitter.com/theMadridZone/status/1430980922900467721

Po ashtu, thuhet se nesër (e premte) 22-vjeçari do të arrijë në Madridit për ta finalizimin e marrëveshjes me Los Blancos.

Lexo po ashtu Marca: PSG pranon ofertën e Realit për Kylian Mbappe, transferimi i pashmangshëm

Ka qenë gjithmonë ëndrra e Mbappes që të luajë për Real Madridin dhe kjo ëndërr tashmë mund të realizohet.

Për më shumë, në moshën 22 vjeçare, ai ka gjithçka në dispozicion për t’u shndërruar në ikonë të klubit mbretëror.

(Foto: Instagram/k.mbappe)

Me largimin e Cristiano Ronaldos, askush nuk arriti ta zinte vendin e lënë bosh nga superylli portugez. Dhe derisa Luka Modricin e Karim Benzeman po i arrin mosha, francezi e ka rrugën hapur për t’u bërë superylli i ri.

Në anën tjetër, me transferimin e Lionel Messit në PSG, ai do të mbetej vetëm hija e superyllit argjentinas në Parc des Princes. /Telegrafi/

Exit mobile version