Wilfried Mbappe, babai i Kylian Mbappes, ka zbuluar arsyen se pse i biri i tij nuk i takon sot Real Madridit.
Mbappe po pritet të zyrtarizohet si lojtar i ri i PSG-së dhe është babai i lojtarit që për ESPN ka pranuar se i biri i tij zemrën e ka te Reali.
Ai zbulon një prapaskenë dhe thotë se nëse Zidane nuk do të pranonte të bëhej asistent i Ancelottit në vitin 2013 dhe do të mbetej trajner i të rinjve, atë kohë Mbappe do të ishte lojtar i Realit për më pak para.
Mbappe atëherë ishte vetëm 15 vjeç dhe babai i tij thotë se Reali sot sigurt do ta kishte në skuadër po që se Zidane nuk do largohej nga ekipi i të rinjve.
Mbappe madje u thirr nga Reali dhe ka pranuar se ai e ka klubin mbretëror si zgjedhjen e parë edhe disa vjet pasi ishte afër të kalonte në akademinë mbretërore.
Momenti kur Reali e kërkoi erdhi vetëm dy vjet më vonë, por Los Blancos nuk ia dolën të sigurojnë shërbimet e tij.
“Ne kemi pasur shumë takime me zotëri Zidanen. Por, nga momenti që ai është bërë asistent i Ancelottit, unë kam menduar se ai nuk do të ketë kohë të mjaftueshme për t’iu dedikuar Kylianit”.
“Nëse ai do të ishte trajneri i ekipit të të rinjve atëherë ne do të zgjedhnim Realin para Monacos”, ka deklaruar babai i Mbappes.
Mbappe ishte kërkuar nga Reali edhe këtë verë, por oferta e PSG-së për të ishte e pa pranueshme të shpenzohej nga Reali. /Telegrafi/