Kylian Mbappe së shpejti do të bëjë një deklaratë publike, raporton Max Miotto i PSG Community.
Francezi do të reagojë ndaj vendimit të Paris Saint-Germain për ta përjashtuar atë nga skuadra për ndeshjen e parë të Ligue 1 kundër Lorient më 12 gusht.
Lojtari do të insistojë se nuk mund ta imagjinojë të kalojë të gjithë sezonin pa luajtur futboll, pavarësisht dëshirës së tij për të qëndruar në PSG.
Ai gjithashtu do të lë të kuptohet për dëshirën e tij për të luajtur “diku tjetër” dhe për t’u përgatitur për Euro dhe Lojërat Olimpike të vitit 2024.
Deklarata e Mbappe do të ishte ‘hapi i fundit’ në planin e tij për t’u bashkuar me Real Madridin këtë verë.
Real Madridi pritet të dalë me një ofertë të rëndësishme për Kylian Mbappe në fund të këtij muaji.
Marrëveshja duhet të përfundojë në javët në vijim. /Telegrafi/