Telegrafi

Mbappe shpreh dëshirën për largim nga Monaco

Talenti i madh i Monacos, Kylian Mbappe, i ka thënë klubit se dëshiron të largohet.

Lajmin e bën të ditur L’Equipe, e cila shkruan se lojtari dëshiron skuadër të re në këtë afat kalimtar.

Mbappe është i lidhur me disa skuadra ndër to më shumë të interesuara janë Real Madridi dhe Barcelona.

Barcelonës i janë rritur kuotat pasi që pritet ta largojë Neymarin drejt PSG-së.

Edhe Real Madridi mund të bëjë ndryshime deri në fund të afatit kalimtar.

Vlera e Mbappes është rritur mbi 100 milionë euro. /Telegrafi/