Site icon Telegrafi

Mbappe: Ronaldo ka qenë idhulli im i fëmijërisë, por nuk është më

Kylian Mbappe ka thënë se Cristiano Ronaldo ka qenë idhulli i tij i fëmijërisë, mirëpo tashmë nuk e admiron superyllin e Real Madridit.

Francezi e pari rastin të luante me portugezin te Los Blancos, mirëpo e refuzoi kalimin në Santiago Bernabeu, për të kaluar te Paris Saint-Germaini për 180 milionë euro (pasi marrëveshja të kompletohet në fund të sezonit).

Paraqitjet mbresëlënëse të 19-vjeçarit te Monaco në edicionin e kaluar dhe te PSG këtë sezon, kanë bërë që ai të konsiderohet si një pasues i CR7.

(Foto: Getty Images)

Në ndërkohë, dy futbollistët do të jenë kundërshtarë në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve, kur do të ndeshen Reali dhe Parisi.

“Ai është heroi im i fëmijërisë dhe ishte i mrekullueshëm takimi me të kur e vizitova Valdebebas”.

Lexo po ashtu "The Guardian" zgjedh 100 futbollistët më të mirë në botë, Messi i pari (Foto)

“Mirëpo, unë jam garues dhe një person shumë konkurrues dhe dua vetëm të fitoj, të fitoj, të fitoj. Prandaj nuk ka rëndësi se kush është para nesh, ne duam të fitojmë”.

“E kam admiruar kur kam qenë i vogël, por kjo gjë ka mbaruar. Tash shkoj në Bernabeu që të luaj dhe të fitoj”.

“Mund të mësosh shumë nga dikush që i ka fituar pesë Topa të Artë. Ai është lojtar i madh, por lojtarë të tillë kam edhe këtu (te PSG)”.

(Foto: Getty Images)

“Këtu është Neymari dhe mendoj se është shumë i ngjashëm dhe është në të njëjtin nivel me Cristiano Ronaldon. Po ashtu, mësoj nga (Edinson) Cavani si një sulmues”, ka deklaruar Mbappe për Marca. /Telegrafi/

Exit mobile version