Site icon Telegrafi

Mbappe publikon fotografinë e përbashkët me Anxhelina Hadërgjonaj, Beatrix Ramosaj dhe Neymar

Kylian Mbappe, Anxhelina, Beatrix dhe Neymar (Foto: Instagram/beatrixramosaj)

Bukuroshet shqiptare, Anxhelina Hadërgjonaj dhe Beatrix Ramosaj, kanë qëndruar në Paris, ku kanë pasur mundësinë të takohen me yjet e mëdha të futbollit.

Në një ndejë në një hotel të kryeqytetit të Francës, ato janë takuar me yjet e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe dhe Neymar.

Dy futbollistët kanë qenë të maskuar për ‘Halloween’, ndërsa këngëtaret shqiptare kanë bërë edhe fotografi të përbashkët me ta.

(Foto: InstaStory/k.mbappe)

Njërën prej këtyre fotografive, Mbappe e ka shpërndarë në profilin e tij në InstaStory, ku numëron 35.4 milionë ndjekës.

Të njëjtën fotografi e ka publikuar edhe Beatrix Ramosaj në profilin e saj në Instagram. /Telegrafi/

 

Exit mobile version