Telegrafi

Mbappe për thashethemet në lidhje me të ardhmen e tij: Jam mirë, i qetë

Kylian Mbappe  është nisur për në kampin stërvitor të Federatës së Futbollit Francez në Clairefontaine, ku do të bashkohet me pjesën tjetër të shokëve të tij të “Les Blues”.

Sulmuesit të Paris Saint-Germain iu afrua nga një gazetar i cili e pyeti se si ndihet ai, kur thashethemet për kalimin e tij, të mundshme në Real Madrid po vazhdojnë.

“Unë jam mirë, i qetë,” iu përgjigj Mbappe, i cili shënoi dy gol në fitoren 2-0 të PSG kundër Reims.

Në atë ndeshje edhe Lionel Messi bëri debutimin e tij zyrtar me skuadrën në Ligue 1.

Real Madrid dhe PSG kanë qenë në bisedime për sulmuesin francez, ku sipas lajmeve të fundit  transferimi mund të mos ndodh në këtë afat kalimtar. /Telegrafi/