Telegrafi

Mbappe: Ose te Reali, ose nuk transferohem diku tjetër

Supertalenti francez, Kylian Mbappe është shumë i qartë për të ardhmen e tij.

18 vjeçari dëshiron të jetë me secilin kusht lojtar i Realit, dhe për këtë ai ka vendosur qysh javën e kaluar kur edhe ësht takuar me presidentin Dmitri Rybolovlev.

Takimi u mbajt në Palma de Mallorca, një takim që hapë rrugën për të ardhmen e lojtarit.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Monacos

“Ose te Reali, ose askund tjetër”, kështu u shpreh lojtari gjatë takimit me presidentin e klubit nga principata franceze.

Tash e vetmja gjë që ka mbetur të definohet është nëse ka kohë për t’u kryer ky transferim.

Lojtari tashmë e ka transmetuar te Reali dëshirën e tij për të bartur fanellën e bardhë, por klubi spanjoll ka dyshime në të. /Telegrafi/