Ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe ka arritur të motivojë edhe më tej presidentin e Real Madridit, Florentino Perez për ta sjellë atë në Spanjë në verë.
Sipas gazetës spanjolle AS, Florentino tani e sheh nënshkrimin e Mbappe si çelës për zgjatjen e mandatit të tij si president.
Paraqitja e tij me het-trik në fitoren e PSG-së në Ligën e Kampionëve ndaj Club Brugge ka bindur presidentin e Mbretërve.
AS zbulon se Florentino dhe drejtorët e tij ishin aktivë në grupin e tyre privat në Whatsapp, ku folën rreth yllit francez.
🌌🔭 Mbappé, objetivo GALÁCTICO para 2020
🤔 ¿Cuánto pagarías por ver al astro francés con la camiseta del Madrid?
✍️ ___ M€
🖇️ https://t.co/4fqQe9Aniq pic.twitter.com/tt0RHtKfjE— Diario AS (@diarioas) October 25, 2019
“A e keni parë paraqitjen e Mbappes?”, thuhet t’ju ketë shkruar i entuziazmuar Florentino, drejtuesve.
“Në pjesën e parë ai ka shënuar një het-trik kundër Brugget që na vendosi në vështirësu në Bernabeu”.
“Ky është nënshkrimi që do t’i vinte fansat në këmbë dhe unë do të isha në krye për të paktën edhe dhjetë vjet…”, thuhet të ketë thënë Perez.
Florentino pranon se do të duhen 300 milionë euro për të nënshkruar Mbappen në vitin 2020 – një çmim që ai do të ishte i gatshëm të paguante. /Telegrafi/