Ishte një vizitë që tronditi botën e futbollit. Duke përfituar nga dita e pushimit, këtë të hënë, që iu dha parisienëve pas barazimit të tyre ndaj Troyes (2-2) në javën e 36-të të Ligue 1, Kylian Mbappe shkoi në Madrid.
Ai u pa duke drekuar në një restorant të famshëm në kryeqytetin spanjoll, në shoqërinë e shokut të tij të skuadrës, Achraf Hakimi, i rritur në këtë qytet.
Në një kohë kur kampioni i botës 2018, i shpallur prej disa muajsh te Real Madridi sezonin e ardhshëm, ende nuk e ka sqaruar zyrtarisht të ardhmen e tij, prania në kryeqytetin spanjol ka nxitur spekulime.
A ishte Mbappe atje për të takuar drejtuesit e Madridit? Të nënshkruajë kontratën e tij të ardhshme? Ose thjesht për të filluar të njihet më mirë me Madridin?
Në çdo rast, ai nuk bëri asgjë për të fshehur dhe për ta bërë qëndrimin e tij të shkurtër sa më të matur. Ai pasditen e së hënës ka postuar edhe një foto në Instagram.
Edhe parizienët e tjerë përfituan nga dita e pushimit për të shkuar jashtë vendit. Kështu Neymar është kthyer në Barcelonë. /Telegrafi/
Kylian Mbappé leaves the restaurant in Madrid with Achraf Hakimi.
📹 @CesarAbadia7pic.twitter.com/VEi0R2bFA5
— Get Spanish Football News (@GSpanishFN) May 9, 2022