Kylian Mbappe thuhet se “nuk është i bindur” nga trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti dhe do të preferonte të luante nën drejtimin e Jurgen Klopp.
Francezi ishte i dëshpëruar për të siguruar një lëvizje të ëndrrave te Los Blancos gjatë verës dhe hodhi poshtë ofertat për kontratë nga Paris Saint-Germain.
Reali besohet se ka paraqitur gjithsej tre oferta, më e larta prej të cilave ishte 200 milionë euro në ditën e fundit të transferimit, por PSG refuzoi të shesë numrin 7.
Marrëveshja e Mbappes në Parc des Princes skadon në fund të sezonit, megjithatë ai lejohet të diskutojë kushtet e parakontratës me skuadrat tjera.
Reali është ende favorit për nënshkrimin e tij, por sipas El Nacional, 22-vjeçari nuk është aq i bindur në idenë për të luajtur nën urdhrat e Ancelottit.
Italiani me përvojë u rikthye në Santiago Bernabeu për një periudhë të dytë gjatë verës dhe ka parë skuadrën e tij të fitojë tetë nga 12 ndeshjet e tyre në La Liga, ku ata qëndrojnë një pikë prapa liderit Real Sociedad në vendin e dytë.
Por, Mbappe me sa duket është “i zhgënjyer” me emërimin e Ancelottit si zëvendësues i Zinedine Zidanes dhe shpreson se do të ketë një ndryshim të trajnerit.
Në skenarin e tij ideal, ai do të luante nën drejtimin e trajnerit të Liverpoolit, Klopp në kryeqytetin spanjoll.
Thuhet se francezi do të ishte i kënaqur të luante nën 54-vjeçarin dhe mendon se stili i tij i lojës me tre sulmues përpara do t’i jepte atij hapësirë të vazhdueshme për t’u përballur dhe për të shfaqur aftësitë e tij kryesore.
Emri i Kloppit është përmendur edhe më parë nga Florentino Perez si kandidat për trajner, por gjermani është më se rehat në Liverpool, ku ka kontratë deri në vitin 2024.
Pas dështimit për të siguruar një largim në verë, Mbappe ka shënuar shtatë gola në 16 ndeshje në të gjitha garat për PSG-në këtë sezon. /Telegrafi/