Telegrafi

Mbappe nuk beson më në projektin e PSG-së

Kylian Mbappe duket se e dëshiron largimin nga Paris Saint-Germain në këtë verë.

Sulmuesi francez nuk beson më në projektin e klubit nga Parisi dhe dëshiron të largohet, raporton gazetari i RMC Sport, Daniel Riolo.

“Lojtari nuk beson më në projektin e Leonardos”, ka thënë ai në një intervistë për Marcan.

Lexo po ashtu Nasser Al Khealifi shprehet qartë: Nuk do ta shesim kurrë Mbappen

“Nëse ai nuk largohet në këtë verë, ai do të jetë i lirë në verën e ardhshme. Dhe në Doha (atje nga vijnë pronarët e PSG-së), nuk duan të dëgjojnë për një gjë të tillë”.

“Nëse Mbappe shpreh dëshirën e tij për largim. Do të thotë që PSG duhet të kërkojë për një zëvendësues të tij”.

Lexo po ashtu Al Khelaifi i sheh Real Madridin dhe Barcelonën si armiq të PSG-së

“Por, e vërtetë është se Mbappe nuk dëshiron të qëndrojë te PSG”, ka thënë Riolo.

Francezi e dëshiron transferimin te Real Madridi dhe kartoni i tij mund të vlejë deri në 100 milionë euro, duke ditur se ka vetëm edhe një vit kontratë, derisa në janarin e vitit 2022, ai është i lirë të bisedojë me çdo skuadër. /Telegrafi/