Keylian Mbappe përfundoi para kohe ndeshjen ndaj Toulouse në Ligue 1 pasi ndjente dhimbje në gju.
Por, duket se asgjë nuk është serioze pasi francezi ka udhëtuar menjëherë drejt qytetit të Mançesterit për të realizuar një reklamë.
Me këtë rast ai është takuar me yllin e Manchester Cityt, Leroy Sane, ku ka postuar një fotografi në rrjetet sociale.
Dhe menjëherë tifozët, kryesisht të klubit anglez kanë filluar të komentojnë për një kalim të mundshëm te skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola.
Në fotografi nuk mbeti pa komentuar edhe ish-lojtari i Monacos, Benjamin Mendy, i cili në shaka aludoi për një transferim sikur të ishte tifoz i Cityt. /Telegrafi/
City fans right now 😂😂😂😂😂😂 pic.twitter.com/L3oeDj5EKK
— Benjamin Mendy (@benmendy23) August 5, 2017