Site icon Telegrafi

Mbappe mezi po pret përballjen me Van Dijk

Foto: Getty Images

Një nga ndeshjet më interesante të kësaj jave në Ligën e Kampionëve është ajo mes Paris Saint Germainit dhe Liverpoolit.

Kjo pasi rivaliteti në Grupin C është shumë i madh, por edhe se dy skuadrat pjesë të tyre kanë disa nga lojtarët më të mirë të momentit në botën e futbollit.

Një nga përballjet që tifozët mezi janë duke pritur është ajo mes Virgil van Dijk dhe Kylian Mbappes, kështu mendon edhe sulmuesi francez.

Kylian Mbappe gjatë një momenti të ndeshjes Liverpool-PSG në Anfield (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

“Gjithmonë e them se Liga e Kampionëve është gara më e mirë për të luajtur kundër lojtarëve të nivelit të tillë”.

“Është gjithmonë kënaqësi të luash kundër mbrojtësve të mëdhenj. Të ndihmon të zhvillohesh, të rrisësh nivelin tënd i cili tashmë është i mirë pasi luan në Ligën e Kampionëve”.

Lexo po ashtu Van Dijk: Ramos nuk është mbrojtësi më i mirë në botë, preferoj Varanen

“Unë kërkoj gjithmonë më shumë”, ka thënë Mbappe para ndeshjes kundër Liverpoolit.

Në Grupin C prijnë Reds me gjashtë pikë, aq sa Napoli, kurse PSG ka pesë pikë, ndërsa Crvena Zvezda ka katër pikë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=9lAZlK-z6P0

Exit mobile version