Site icon Telegrafi

Mbappe i lë ‘gojë hapur’ fansat me fjalimin e tij në intervistën e fundit

Kylian Mbappe ka dhënë një intervistë për CNN ku ka folur për ambicien e tij për të fituar Kampionatin Evropian me Francën.

Fjalimi i sulmuesit francez i la fansat të habitur me zotërimin e shkëlqyer të gjuhës angleze dhe theksin e rrjedhshëm.

TheEuropeanLad: “As nuk mund të them që është nga Franca, kjo është anglishte e shkëlqyer”.

Damola: “Asnjëherë nuk e dija që anglishtja e tij ishte kaq e mirë”.

Kay: “Flet anglisht më mirë se Palmer dhe Kane”.

Pat: “Ka një theks më të mirë se shumica e lojtarëve anglezë”.

Lexo po ashtu "Do ta nënshkruaja menjëherë" - Mbappe emëron ekipin me të cilin do të dëshironte të ndeshej në finalen e Euro 2024

Evade: “Dreq, anglishtja e tij është vërtet e mirë”.

FPL False9: “Nuk e prisja që ai të tingëllonte kështu”.

AFCMinded: “Nuk e di pse, por me të vërtetë nuk e prisja që zëri i tij të tingëllonte kështu”.

Kjo do të thotë se Mbappe do ta ketë të lehtë të komunikojë me të gjithë lojtarët anglishtfolës në Real Madrid si Jude Bellingham dhe Luka Modric.

Sidoqoftë, ashtu siç duhej të bënte Bellingham, Mbappe duhet të fillojë me spanjishten e tij për të ndihmuar zhvillimin e tij në La Liga. /Telegrafi/

Exit mobile version