Telegrafi

Mbappe: Kam folur me Kanten për një transferim te PSG, ia rekomandova edhe presidentit

Kylian Mbappe e ka pranuar se ai i ka rekomanduar nënshkrimin e mesfushorit të Chelseat, N’Golo Kante, presidentit të Pairs Saitn-Germain, Nasser Al-Khelaifi.

Dyshja Mbappe-Kante sapo e kanë përfunduar angazhimin në Kupën e Botës “Rusia 2018”, ku e kanë ndihmuar Francën të fitojë trofeun.

Të dy futbollistët kanë pasur paraqitje superiore dhe vlera e tij e interesimi nga skuadra e mëdha evropiane veçse është shtuar.

Mesfushori i Chelseat, Kante pëlqehet shumë nga parisienët dhe për këtë transferim ‘mësit’ mund të jetë Mbappe, i cili ia ka rekomanduar atë presidentit Al-Khelaifi.

Mbappe ia ka propozuar Al-Khelaifi mesfushorin Kante (Getty Images)

“Është e vërtetë që Nasser Al-Khelaifi më ka konsultuar”, ka thënë fillimisht Mbappe për France Football.

“I kam thënë përsëri atij se Kante do të ishte i mirë për ekipin tonë”.

“Fola me N’Golon gjatë Kupës së Botës, por pa e abuzuar atë, sepse e di se çfarë është kur t’ua shpërlajnë trurin me transferime”.

“Në fund, unë vetëm lash disa fjalë në xhepin e tij, që ai duhej t’i merrte në konsideratë sapo të kthehej në shtëpi”, përfundoi francezi. /Telegrafi/