Telegrafi

Mbappe: Jam i emocionuar për klubin tim të ardhshëm

Ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe është gati të prezantojë klubin e tij të ardhshëm dhe ndihet i emocionuar tashmë.

Pa kontratë në fund të muajit të ardhshëm, Mbappe pritet t’i bashkohet Real Madridit.

Kalimi i tij në Santiago Bernabeu duket se e ka emocionuar francezin, i cili ndihet i lumtur.

Lexo po ashtu PSG dëshiron që Real Madridi të paguajë 80 milionë euro për Mbappen

“Klubi im i ardhshëm së shpejti do të zyrtarizohet, është çështje ditësh. Jam shumë i emocionuar, jam i lumtur”.

“Duhet të presim vetëm disa ditë”, ka thënë Mbappe për CNN.

Konfirmimi i transferimit të Mbappes pritet të bëhet pas finales së Ligës së Kampionëve me 1 qershor, ku Real Madridi luan ndaj Borussia Dortmund. /Telegrafi/