Telegrafi

Mbappe i hidhëruar me mos interesimin e Realit

Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe është i habitur për mungesën e interesimit të Real Madridit.

Kur u largua nga Monaco, sulmuesi francez kishte refuzuar një ofertë të presidentit të madrilenëve, Florentino Perez.

Ai kishte nënshkruar muaj më parë me skuadrën e Paris Saint-Germain, por që duket nuk është i kënaqur me kampionët e Francës.

Por, tani është i etur të dëgjojë ofertat e Realit, sipas kryeshefit Okdiario Eduardo Inda.

“Njerëzit e Mbappes më kanë thënë se dëshiron të largohet nga PSG dhe se futbollisti preferon të transferohet gjatë verës te Real Madridi”, tha ai për El Chiringuito.

“Lojtari dëshiron të largohet këtë verë dhe ëndrra e tij është të shkojë në Real Madrid. Vitin e kaluar nuk erdhi, sepse PSG i ofroi atij 18 milionë euro dhe Madridi gjashtë. Mbi të gjitha, ai tregon sjellje të shkëlqyeshme”, tha ai.

Ndryshe, Reali po kalon nëpër një sezon të dobët në La Liga, ku është dhjetë pikë larg lideri, Barcelonës. /Telegrafi/