Telegrafi

Mbappe harron Ronaldon dhe e quan Messin “lojtarin më të mirë në botë”

Të gjithë e dinë se Cristiano Ronaldo ka qenë idhulli i Kylian Mbappes gjatë gjithë jetës së tij, por duket se Lionel Messi ka ndryshuar mendjen e francezit.

Kur argjentinasi mbërriti për herë të parë nga Barcelona për të luajtur për PSG-në, Mbappe dukej pak më serioz se zakonisht. Sigurisht, kjo kishte të bënte shumë me dëshirën e tij për të luajtur për Real Madridin verën e kaluar, por ai mbeti gjithashtu një admirues besnik i Ronaldos.

Bordi i PSG-së shpresonte se disa muaj me Messin mund ta bindnin atë që ndoshta të qëndronte dhe madje të nënshkruante një kontratë të re për të shmangur Real Madridin.

Kjo si duket ka pasur efekt dhe sulmuesi francez tashmë po e shijon kohën në Parc des Princes.

Mbappe e ka parë Messin nga afër tashmë dhe ai duket i bindur pas ndeshjes të së martës kundër Club Brugge, një ndeshje ku ai shënoi dy gola dhe Messi dy të tjerë.

“Është e lehtë të luash me Lionel Messin. Ai është lojtari më i mirë në botë. Ai fitoi Topin e Artë disa ditë më parë. Ai shënoi dy gola sot, ai është i lumtur dhe Shpresoj se ai do të na ndihmojë në të ardhmen”, ka thënë Mbappe.

Ndryshe, Mbappe ka shënuar 6 gola dhe Messi 4 sosh deri tani në Ligën e Kampionëve, duke qenë një dyshe vrasëse për kundërshtarët. /Telegrafi/