Telegrafi

Mbappe flet për Real Madridin pas spekulimeve për transferim

Getty Images

Sulmuesi i Monacos, Kylian Mbappe, ka qenë shumë i matur kur ka folur për gjigantin spanjoll, Real Madrid.

18 vjeçari ka shënuar 19 gola në 32 paraqitje për ekipin nga Ligue 1 këtë sezon dhe tash ka bërë edhe debutimin me përfaqësuesen franceze.

Mediat në Spanjë dhe Angli e kanë lidhur atë me një kalim te Real Madridi ose Manchester United, por ai ka hedhur poshtë një mundësi të transferimit në këtë moment, shkruan Telegrafi.

“Për momentin jam te Monaco”.

“Ne po shkojmë hap pas hapi. Reali është për lojtarët në maje të karrierave të tyre dhe unë nuk jam aty ende”.

“Unë kam ardhur këtu dhe kam njerëz përreth meje që të më ndihmojnë të mbaj këmbët në tokë. Ajo që dua unë është ta luaj futboll, të shënoj gola, të fitoj ndeshje dhe trofe. Secili lojtar ka karrierën e vet”, potencoi Mbappe pas sfidës me kombëtaren e tij. /Telegrafi/