Kylian Mbappe është dëshira e madhe e Barcelonë për repartin ofensivë.
Krerët e klubit katlaunas janë duke shqyrtuar mundësinë e transferimit të francezit në Camp Nou.
Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja spanjolle ‘Don Balon’.
Gjithnjë sipas kësaj media spanjolle, Blaugranët janë të gatshëm ta përfshijnë në marrëveshje edhe mesfushorin brazilian Philippe Coutinho.
Për ta bërë të vetin Mbappen, Barcelona ka gati 150 milionë euro si dhe Philippe Coutinhon.
Mesfushori brazilian edhe më parë ka qenë dëshirë e PSG-së, sa ishte pjesë e Liverpoolit por në fund garën për të e fitoi Barcelona.
Lideri aktual i La Ligës, synon që të tentojë transferimin e Mbappes vetëm në verën e vitit 2019.
Gjithsesi ky transferim do të jetë tejet i vështirë për Barcelonën, pasi PSG e vlerëson shumë yllin e tyre. /Telegrafi/