Telegrafi

Mbappe është i bindur se do të luajë për Real Madridin

Ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe thuhet se mbetet i vendosur t’i bashkohet Real Madridit këtë verë.

E ardhmja e sulmuesit francez ka qenë shumë e përfolur, sidomos në vitin e fundit.

Mbappe përfundon kontratën e tij në fund të sezonit dhe pritet t’i bashkohet Real Madridit në qershor.

Lexo po ashtu Paris Saint-Germain përgatit një bonus marramendës për Mbappen

Kjo informatë është sipas reporterit lokal Mario Torrejon, ndërsa fliste me mediumit Cadena SER.

“Rreth një vit e gjysmë më parë, kur gjërat filluan të nxeheshin, i thashë mediumit El Larguero se Mbappe i kishte thënë një personi që pavarësisht se e do familjen, këtë herë ai do t’i drejtoj vet gjërat dhe do të luante për Real Madridin”, ka zbuluar Torrejon.

Ndryshe, edhe PSG ka bërë oferta të larta kohëve të fundit, gjithashtu edhe bonuse për të rinovuar kontratën e sulmuesit francez. /Telegrafi/